Është njoftuar se ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit numër tre. Sipas njoftimit të QS-së zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit.
Po ashtu u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se gjatë ditë së sotme rreth orës 11:15 ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit nr tre.Zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.
Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje.Gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt.