Lajme
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit
Demokracia
14:22 | 16 Qershor 2022

Share:

Deputetët e opozitës sërish e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës. 

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ia ndali mikrofonin deputetit të mazhorancës, Haxhi Avdyli.

PDK-ja këmbëngul se pa takim me veteranët, nuk do të ketë seanca normale.

Kurti premtoi që nesër do t’i takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Megjithatë, Abelard Tahiri i PDK-së po këmbëngul që seanca të ndërpritet dhe të mos vazhdohet pa folur me përfaqësuesit e veteranëve. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme