Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është rrëfyer para ndeshjeve të marsit.
Fillimisht Kosova e zhvillon një miqësore ndaj Lituanisë më 24 mars, e më pas e nis ciklin eliminator për Botërorin 2022, ku më 28 mars luan ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen ndaj Lituanisë, Hadërgjonaj e sheh si “provë”.
“Që katër muaj nuk kemi qenë bashkë. Miqësorja ndaj Lituanisë do të na shërbejë që të provojmë veten. Pavarësisht se është miqësore, duam vetëm fitore”, deklaroi Hadërgjonaj në “Klan Kosova”.
“Klubi i Kasimpasas nuk më ka bërë probleme për t’iu bashkuar Kosovës. Turqia nuk është vend në zonë të kuqe. Atje testohemi dy ditë para ndeshjeve”, tregoi ai.
Tutje, ai është rrëfyer edhe për periudhën e karantinës.
“Në periudhën e vetëizolimit, ka qenë shumë e vështirë, nuk e kemi parashikuar. Isha vetëm në Stamboll dhe skuadra më sjellshin ushqim”, theksoi mbrojtësi nga Deqani, duke vazhduar:
“Kam shikuar shumë filma, shumë seriale, gjithashtu kam luajtur edhe PlayStation, luaj me Real Madridin, por edhe me Call of Duty, me tre bashkëlojtarë të Kosovës”. /Demokracia.com