Lajme
VIDEO| Veteranët e quajnë Kurtin “pis e faqezi”, që në emër të gjakut të dëshmorëve u bë kryeministër
Demokracia
12:19 | 16 Qershor 2022

Share:

Veteranët po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Veteranët protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para oborrit të Kuvendit të Kosovës, por disa prej tyre janë treguar mjaft të ashpër me kryeministrin Albin Kurti, pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale.

Ata nuk kanë kursyer as edhe një fjalë për Kurtin, duk e quajtur gënjeshtar, faqezi e shumë fjalë të tjera, përderisa i kanë kërkuar që të dalë e të diskutojë me ta, raporton Demokracia.com.

“Le të del Albin Kurti, këtu me maicë të bardhë, me kostum, s’e prekum. Le të del, le t’fol, le t’premton, s’e prekum. Na jemi thjesht tu i rujt vlerat e UÇK-së. Pa dëshmorë s’ka liri, pa UÇK s’ka ushtri”, ka thënë njëri prej veteranëve.

Një tjetër thotë se në emër të UÇK-së është bërë kryeministër.

“Liria ka emër. Edhe në emër të UÇK-së ky sot është kryeministër. Në emër të gjakut të dëshmorëve ky sot është kryeministër”, është shprehur ia.

Ata kanë kërkuar nga Kurti që të dalë e të diskutojë me protestuesit, duke mos kursyer fjalë për të dhe duke ia kujtuar që i ka ndryshuar qëndrimet.

“Le të del se nuk e prekum, por ky ka ardhë me kauza të rrejshme. Ka ardhë me kollare: “Ska negociata, Vetëvendosje”, krejt i harroj, ky është pis”, thotë ky protestues.

“Edhe duhet me e ditë që sërish vjen marsi. Ky është pis. Është faqezi. Me bo edhe një herë me u çu UÇK-ja në këmbë, kemi me hy brenda”, shprehet i revoltuar ky protestues.

Në fund një tjetër dëgjohet duke thënë se ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, ajo që ia ka njollos UÇK-së vlerat.

“Këta edhe fëmijët i kanë mësu: UÇK-ja kanë vjedh e qysh UÇK-ja ka vjedh? Pa UÇK-në lufta nuk ish bo”, thotë ky protestues. /Demokracia.com/

Të ngjashme