Mirlind Daku e shënoi një gol ndaj Trepçës ’89 për të cilën u diskutua shumë.
Sulmuesi i Ballkanit kishte shtyrë futbollistin e 89-shit, shkruan Demokracia.com.
Gazetarja Qëndresa Krelani e ka komentuar këtë rast, duke i dhënë të drejtë referit për ta pranuar golin.
“I jap krahë Dakut në këtë rast pasi mendoj se kush është më i fortë fizikisht, e fiton duelin”, deklaroi “Qeqa” në “ATV”.
“Sa i përket Llapit dhe Trepçës ’89, janë bërë dy skuadra të bezdisshme, skuadra tjera e dinë se si hyjnë ndaj tyre, por jo se si dalin”, tregoi ajo.
“Ndërkaq, Ballkani më shqetëson sepse po vuan shumë për ta arritur fitoren”, shtoi Krelani. /Demokracia.com