Lajme
Klinaku thirrje protestuesve: Mos e sulmoni Policinë
Demokracia
10:22 | 16 Qershor 2022

Share:

Ka esklauar protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Veteranët kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur brenda oborrit të Kuvendit.

 

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, në protestën e sotme të veteranëve të luftës, ka lutur Policinë që të qëndrojë e qetë pasi siç ka thënë, “ne nuk kemi punë me policinë, por me qeveritarët”

Ai u ka bërë thirrje edhe protestuesve që të mos i sulmojnë policët.

“ Mos i sulmomi policinë. Ata janë të tonët dhe s’kemi punë me ta”

OVL e UÇK-së sot po mban protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.

Eskalon protesta, veteranët futen brenda oborrit të Kuvendit – Demokracia

Të ngjashme