Niveli i referimit si zakonisht është ka qenë diskutabil në futbollin e Kosovës.
Një rast që bëri bujë ishte goli i Alban Shillovës për Prishtinën në ndeshjen ndaj Llapit, raporton Demokracia.com.
Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka deklaruar se goli i Shillovës ishte i rregulltë.
“Goli ishte i rregulltë. Vetë kam luajtur mbrojtës, nuk kishte ndërhyrje, verdikti ishte 1:0”, deklaroi Curri në “ATV”.
“Futbolli është duel, jo balet”, shtoi ai.
Ndërkaq, Ismet Munishi, trajneri i Gjilanit e ka vënë në dyshim këtë gol.
“A kishte shtyerje, pse u rrëzua futbollisti i Llapit”, pyeti ai. /Demokracia.com