Pas alarmit për bombë në pjesën veriore të vendit edhe në Fushë Kosovë është raportuar për një kërcënim të bombës.
Demokracia.com merr vesh se në shkollën “Daut Bogujevci” drejtuesit e kësaj shkolle kanë marrë një kërcenim për bombë.
Tashmë të gjithë fëmijët janë larguar nga kjo shkollë për shkak të alarmit të marrë.
Demorkacia.com, ka provuar që të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës për këtë rast për të kuptuar se në çfarë forme është marrë kërcënimi për bombë por edhe detaje të tjera, por nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje.
Theksojmë se kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes e-mailit.
Po ashtu, në disa raste, ka pasur paralajmërime për bombë edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Por gjithnjë kanë rezultuar alarme false. /Demokracia.com/
LEXO EDHE: