Sport
Dani Alves largohet nga Barcelona, emocionon me fjalët lamtumirëse
Demokracia
21:17 | 15 Qershor 2022

Share:

Dani Alves ka konfirmuar largimin nga Barcelona, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësit brazilian i ka skaduar kontrata me klubin katalunas dhe kësisoj është larguar si lojtar i lirë.

Alves largimin e tij nga Barcelona e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Tani është koha për lamtumirën tonë. Ishin tetë vjet kushtuar klubit, atyre ngjarjeve dhe asaj shtëpie… por si çdo gjë në jetë, vitet kalojnë, rrugët devijojnë dhe historitë shkruhen për ca kohë në vende të ndryshime”, ka shkruar ndër të tjera Alves në rrjetin social.

Në sezonin që sapo përfundoi, Alves u aktivizua në 16 ndeshje duke shënuar tre gola, mirëpo klubi ka zgjedhur t’i besojë përfundimisht amerikanit Dest.

Ndërkohë, mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e Alves i cili ka si opsion rikthimin në Brazil, apo edhe idenë për të varur përfundimisht “këpucët në gozhdë”. Megjithatë, kjo e fundit vështirë të bëhet realitet pasi Alves kërkon me ngulm të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar./Demokracia.com/

Të ngjashme