Jude Bellingham është një nga talentet më premtuese te Borussia Dortmund.
Cilësitë e futbollistit janë vënë re nga dy skuadra të mëdha, të cilat janë të gatshme të duelojnë në distancë për të fituar shërbimet e tij. Sipas asaj që shkruan, Mirror, bëhet fjalë për Real Madrid dhe Liverpool.
Los Blancos, pasi afruan Tchouameni, dëshirojnë të bëjnë një tjetër prurje të rëndësishme. Madje, raportohet se “mbretërit” janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.
Klubi madrilen nuk i problem paratë, çka shton akoma më shumë mundësitë për një transferim të mundshëm.
18-vjeçari Bellingham preferohet shumë edhe në Anfield. Trajneri i The Reds do donte shumë ta kishte pjesë të skuadrës dhe nëse diçka e tillë do ndodhë apo jo, na duhet të presim./Demokracia.com/