Milani e ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në elitën e futbollit italian.
Në “Artemio Franchi”, “Rossonerët” ishin mysafirë të Fiorentinës sonte, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja që ishte e vlefshme për javën e 28-të në Serie A i takoi Milanit me rezultat të ngushtë, 2:3.
Ibrahimoviq (‘9), Diaz (’57) dhe Calhanoglu (’73) i shënuan golat e fitores për Milanin.
Kurse, për Fiorentinën shënuan Pulgar (’17) dhe Ribery (’51).
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 59 pikë, kurse, Fiorentina në vendin e 14-t me 29 sosh. /Demokracia.com