Sunny Hill festival për herë të parë do të mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi për Top Channel lokacionin që për 4 ditë do të presë me mijëra të rinjtë që do të argëtohen nën tingujt e muzikës.
“E kemi përcaktuar vendin dhe sot morëm vendimin final që do te jete hapësira përreth liqenit, fushat përreth liqenit te Tiranes, do te jene tre skena te ndryshme, një qëndrore dhe skena të tjera. Te bashkëpunojmë e qe te jetë një zone me hyrje dalje, na duhet pak pune logjistike, por siç menaxhuam dy tifozëri jo pak te vështira si Roma me Feynord, me me shume suksese se Parisi, do te thotë qe nuk çështje aftësi e vendi dhe madhësisë ekonomike, por është çështje fokusi displinë aftësie menaxheriale për të organizuar grupe te mëdha, kësaj here shumica janë te rinj dhe shqiptarë dhe besoj se do argëtohemi pa incidente”.- tha Veliaj
Krybashkiaku e shikon si privilegj organizmin e festivalit Sunny Hill në Tiranë.
“Është prestigj dhe privilegj për Tiranen, e pritem me entuziasëm kur organizatoret na kërkuan që të bëheshim vendi pritës. Dhe përsa kohe që nuk do te ishte Prishtina prej situatës që u krijua, unë mendoj që është gjithnjë më mire një tjetër qytet shqiptar se sa ne një tjetër vend në Europë.
Dhe për sa kohe që Tirana dhe Prishtina janë vetëm tre ore larg dhe për sa kohe që edhe këtej dhe andej kufirit po mbështesim njeri tjetrin duhet te gëzohemi që brenda trevave shqiptare ndodhin kaq shume aktivitete”.- tha Veliaj
Organizimi i këtij festivali pritet që të sjellë të ardhura shtesë ekonomike për Tiranën.
“Ka interes ekonomik për tiranen, sot Tirana prodhon zyrtarisht 20 milion euro ekonomi ne dite dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet do te thotë qe ne presim që ato 20 milion euro, ti dyfishoje ne ato dite. Zinxhir ekonomik qe punon, patjetër presim rreth 40-50 milionë euro shtese ne Tirane”.- tha Veliaj
Tirana është kthyer në kryeqytetin që ofron organizime jo vetëm për vendasit por dhe të huajt duke u bërë çdo ditë një atraksion turistik me interes për tu vizituar.