Sport
Leicesteri mund Man Unitedin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA
Demokracia
19:54 | 21 Mars 2021

Share:

Leicester City është kualifikuar me plotë meritë në gjysmëfinalen e Kupës FA.

Në “King Power Stadium”, Leicester City dhe Manchester Unitedi zhvilluan sonte çerekfinalen e këtij kompeticioni, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë iu takoi vendasve me rezultat, 3:1.

Iheanacho (’24, ’78) dhe Tielemans (’52) i shënuan golat e fitores për “Dhelprat”.

Ndërkaq, golin e nderit për mysafirët e shënoi Greenwood në minutën e 38-të.

Ndryshe, në gjysmëfinale, skuadra e Brendan Rodgers do të përballet me Southamptonin. /Demokracia.com

Të ngjashme