Një burrë ka bërë tatuazh atletet e tij të preferuara, sepse është ‘lodhur’ duke blerë të reja.
Artisti i tatuazheve me bazë në Mançester, Dean Gunther, 34 vjeç, me origjinë nga Bellville, Afrika e Jugut, zbuloi se si klienti i tij dëshironte që dizajni i atleteve Nike të vizatohej në këmbët e tij.
Duke ndarë krijimin e tij në TikTok dhe Instagram, ku një video që tregon artin ka grumbulluar mbi dy milionë shikime, Dean zbulon se si ka bërë tatuazh një palë atlete në këmbët e një klienti.
“Doja të krijoja iluzionin se personi ka veshur atlete, edhe pse është zbathur”, tha Dean për NeedToKnow.online, transmeton Klankosova.tv.
Dean gjeti atletet që i pëlqenin më shumë klientit të tij, e pa imazhin në 360 gradë dhe më pas e vizatoi në këmbë, me dorë të lirë.
Deanit iu deshën rreth dy orë për të vizatuar dhe tetë orë të tjera për të bërë tatuazh në të dyja këmbët.