Gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi ka reaguar për anulimin e festivalit më të madh “Sunny Hill”.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se mos mbajtja e këtij festivali është krim e ky festival nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale, shkruan Demokracia.com.
Ndër të tjera ai ka shkruar se krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa, e ne ia mbyllim derën.
Tutje, Kelmendi ka shkruar se ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes, e dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
Ky është krim! Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.
Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.
Dua Lipa sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.
Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.
Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.
Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!/Demokracia.com/