Pas një fitoreje kundër yllit të MMA, Conor McGregor në 2017, një lufte kundër kikboksierit japonez Tenshin Nasukawa në fund të 2018, më pas një betejë e fituar kundër amerikanit Logan Paul vitin e kaluar, Floyd Mayweather do të vazhdojë fundin e tij të çuditshëm në shtator, përballë luftëtarit japonez MMA, Mikuru Asakura.
“Të dy sportistët do të luftojnë në Japoni shtatorin e ardhshëm, ndërkohë që data dhe rregullat e takimit do të specifikohen më vonë këtë muaj”,- siguroi Nobuyuki Sakakibara, presidenti i MMA-së, shumë krenar që të shohë këtë luftë të zhvillohet.
“Unë jam më i miri, i kam parë të gjithë yjet […] dhe i kam thyer të gjitha rekordet”,- u përgjigj Floyd Mayweather, përpara se ta përshkruante Mikuru Asakura si “një kundërshtar si çdo tjetër, që do të bëjë më mirë”.
I pamposhtur gjatë gjithë karrierës së tij profesionale (50 fitore), “Money” tha se donte “të bënte si gjithmonë: t’i tregonte publikut atë që erdhi për të parë”. I pyetur për një largim të ri të mundshëm nga ringu, amerikani u përgjigj se do të tërhiqej vetëm kur të kishte vendosur.