Në mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti në garat evropiane për skuadrat nga Kosova, shkruan Demokracia.com.
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e saj, derisa në sfidën e parë do të ndeshet me skuadrën nga Lituania Zargilis.
Futbollistët e Ballkanit që janë në përgatitje në Ohër të Maqedonisë së Veriut e kanë pritur me gëzim emrin e kundërshtarit të parë, që është njëherësh paraqitja historike e suharekasve në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com