Sport
Kush është Zalgirisi, kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Kampionëve
Demokracia
12:24 | 14 Qershor 2022

Share:

Në mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti në garat evropiane për skuadrat nga Kosova, shkruan Demokracia.com.

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e saj, derisa në sfidën e parë do të ndeshet me skuadrën nga Lituania Zargilis.

Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet në udhëtim.

Zargilis kampionatin në Lituani është në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa ka një ecuri fantastike. Kjo skuadër në 5 ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe vetëm një humbje dhe mund të cilësohet si një rival bukur i vështirë i Ballkanit. /Demokracia.com

Të ngjashme