Lajme
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel sot viziton Kosovën
Demokracia
10:52 | 14 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të vizitojë Kosovë zyrtarisht këtë pasdite.

Michel, i cili do të shoqërohet nga një delagacion i gjerë do të që qëndrojë në Kosovë edhe nesër. Gjatë vizitës së tij dy ditore, sigurinë e tij do ta ofrojë policia e Kosovës, e cila do të kujdeset për mbarëvajtjen e vizitës.

Për këtë gjë Policia e Kosovës ka njoftuar edhe publikun. Nëpërmjet një komunikate për media, policia njoftojë gjatë kohës së arritjes (pasdite), për të mundësuar qarkullim më të përshtatshëm të eskortës zyrtare, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në drejtim të kryeqytetit, në rrugët që përshkon eskorta, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut.

Të ngjashme