Me objektivin e Darvin Nunezit, Manchester Unitedi po sheh për alternativa të tjera për të zëvendësuar Edinson Cavanin sezonin e ardhshëm.
Një nga emrat është ish-sulmuesi i Chelseat, Tami Abraham. Sulmuesi i Romës u transferua në Itali verën e shkuar për 34 milionë paund.
Në sezonin e tij të parë më “Olimpico”, produkti i akademisë së Chelseat shënoi 26 gola në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Trajneri Jose Mourinho i ka premtuar 24- vjeçarit se do ta lërë të kthehet në Angli kur ai të dëshirojë. /Demokracia.com