Fushë Kosova e ka mposhtur Dushkajën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Dytë të futbollit kosovar.
Por, rezultati nuk ishte me rëndësi për Fushë Kosovën kësaj radhe, pasi ky klub pretendon në dhunë të ushtruar ndaj kryesisë nga zyrtarët e klubit nikoqir, shkruan Demokracia.com.
Në njoftimin e lëshuar në “Facebook”, Fushë Kosova bën me dije se ky incident ndodhi në praninë e Policisë së Kosovës, derisa thonë se videot e rastit do të dërgohen në Federatën e Futbollit të Kosovës.
https://www.facebook.com/sc1972bg/posts/4115219141833142?__cft__[0]=AZUd1fdrp0XYX6K6wervHkHL_c8T1bqwNnLsiqdDGLmsDZOt5ajx60v8ijWLQcPctR2UyJKXFExkri8-UOYpXls8tVXv7tRmbcyel4_66OCVnR54J6MicOsNejJZEFziVjKsk5MJAG7Y90lfHNNqZAp6&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Fushë Kosovës:
“Stop dhuna ne futbollin Kosovar”
FT’
KF Dushkaja 1-2 KF Fushe Kosova
⚽️Nderim Jashari
⚽️Urim Statovci
Perveq rezultatit pozitiv tjerat duhen te harrohen ne ket ndeshje futbolli ku vetem futboll nuk kishte.”Falenderojm” KF Dushkajen per sulmet ndaj kryesis sone dhe sharjeve dhe ofendimeve ne drejtim te gjithe pjestararve te klubit tone. Presion te madh kishin dhe gjyqtaret me an te ciles ndikuan ne vazhdimin e lojes per 9’min nga 4’min te sinjalizuar, vlen te theksohet ku perfaqesuesi zyrtar i KF Dushkajes ne min 90′ futet ne fushe per te 4’her ne tentim sulmi ndaj gjyqtarit kryesor per sinjalizimin 4’min loje shtes ku u desh dhe nderhyrja e policis ku per fat te keq u sulmua e gjith kryesia e klubit ku e eshte kapur telefoni i antarit ton te kryesis si dhe sulmi ndaj Presidentit te klubit ton. E gjitha kjo ndodhi ne pranin e Policis se Kosoves,ku ne si klub i posedojm te gjitha videot te cilat doti derzojm ne FFK. Ftojm organet e federates son qe te merret seriozisht me ket qeshtje per te miren e futbollit tone.
21 Mars 2021
Me respekt Kryesia”. /Demokracia.com