Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në video-adresimin e mbrëmshëm këmbënguli se i gjithë territori i marrë nga Rusia do të rimerret së shpejti.
“Edhe pse gjerësia e frontit tonë është tashmë më shumë se 2500 km, duket se nisma strategjike është e jona”.
“Askush sot nuk mund të thotë saktësisht se sa do të zgjasë rruga jonë drejt fitores. Shumica dërrmuese janë të vetëdijshëm se ne po shkojmë në atë drejtim”, deklaroi ai.