Kamerat e sigurisë brenda një shtëpie në Missouri të ShBA-së regjistruan momentin kur një qen ndezi shporetin e kuzhinës, duke shkaktuar një zjarr që dëmtoi rëndë shtëpinë.
Departamenti i Zjarrfikësve iu përgjigjën një zjarri në shtëpi në lagjen Riss Lake të Parkville dhe shpëtuan dy qenë, të cilët ishin banorët e vetëm të saj në kohën e zjarrit.
Zjarrfikësit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë nga brenda shtëpisë dhe zbuluan se një nga qentë kishte qëndruar me këmbët e pasme për të hetuar një tigan në shporet dhe e kishte ndezur pa dashje.
Hetuesit thanë se tigani kishte ende ushqim në të nga një vakt i mëparshëm dhe nxehtësia shkaktoi një zjarr yndyre rreth 8 minuta pasi qeni aktivizoi shporetin.
Qentë nuk u lënduan, por dëmet në shtëpi ishin të rënda, thanë zjarrfikësit.