Ballkani e ka fituar një ndeshje tejet të rëndësishme në mesditën e sotme.
Skuadra e Bledi Shkëmbit ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të pastër, 2:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Këtë fitore, Ballkani ia dedikoi tifozit më të veçantë të skuadrës, “Kobës”.
“Koba” që është me “sindromin down” është tifozi më i mirë i Ballkanit.
Andaj, në ditën e njerëzve me këtë sindrom, Ballkani ia ka dedikuar “Kobës” këtë fitore”. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.1872570076314035/2871226853115014/