Chelsea është skuadra e radhës që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës FA.
Në pasditen e sotme, “Të Kaltërit” janë përballur me Sheffield Unitedin në kuadër të fazës çerekfinale, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja që u zhvillua në “Stamford Bridge” i takoi vendasve me rezultat të pastër, 2:0.
Autogoli i Norwoodit (’24) dhe goli i Hakim Ziyechit (’90) e kualifikuan tutje Chelsean në Kupën FA.
Ndryshe, që prej ardhjes së Thomas Tuchelit, Chelsea nuk e ka pësuar asnjë humbje. /Demokracia.com