Takimi ndërmjet Greqisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutën e 71-të.
Kjo për shkak të organizimit të dobët nga ana e grekëve, raporton Demokracia.com.
Disa tifozë grekë janë futur në fushën e lojës pas golit të Greqisë, ndërsa edhe kanë sulmuar me fishekzjarre tifogrupin “Dardanët”.
Futbollistët e Kosovës i janë drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit për ta ndërprerë përballjes për shkak të tifozëve grekë.
Demokracia.com raporton nga stadiumi se grekët kanë sulmuar edhe me gjësende tifozerinë kosovare./Demokracia.com/