Lajme
Petrit Zogaj krahason ministren Gërvalla me Hajrie Spikericën: Gërvalla kurrë s’mund të jetë në linjë me Xhevë Lladrovcin
Demokracia
20:53 | 12 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ishte nga njerëzit e vetëm sot që uroi Ditën e Çlirimit, pa përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

E pas kësaj ka reaguar edhe analisti Petrit Zogaj, i cili kritikoi ministren Gërvalla lidhur me refuzimin e saj që të përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e krahasuar me Hajrije Jahën e njohur edhe si “Hajrije Spikerica”.

Zogaj tha se ka vetëm një dallim në mes Hajrije Spikericës, ish-moderatores së lajmeve në RTP, me ministren Gërvalla, e që sipas tij e para ishte e detyruar nga regjimi serb që të quajë UÇK-në, “grup terrorist”.

Postimi i plotë:

Dallimi i kesaj gruaje me Hajrie Spikericen eshte qe kjo e fundit ka qene e detyruar qe UCK-ne me e quajt ”grupi terrorist,” dhe dallimi i dyte eshte qe Hajria nuk ka thene asnjehere publiksiht qe do te “dergoja deshmi kunder tyre.” Gervalla mundet me qene ne gare me Hajrien, por kurre nuk do te jete ne nje linje me Xheve Lladrovcin dhe xhevat e tjera qe kane dhene gjak per Kosoven, qe kjo ministre e urren aq shume.

Të ngjashme