Lajme
Edhe në përmendore ia huqin| Muri përkujtimor i Bllacës me gabim të pafalshëm për Robin Cook
Demokracia
16:16 | 12 Qershor 2022

Share:

Lufta e viteve 1998/99 po harrohet gjithnjë e më shumë dhe për një gjë të tillë na përkujton një përkujtimore në Bllacë që u përurua sot.

Në këtë përkujtimore përkujtohet mes tjerësh edhe Sekretari i Jashtëm në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të udhëhequr nga Tony Blair, i ndjeri Robin Cook.

Sipas Përkujtimores, z. Cook ka qenë “Sekretar i Shtetit”, pozicion ky i huqur tërësisht pasi ai ka bartur pozicionin e “Sekretarit të Jashtëm” në Kabinetin e Blair.

Kjo mund të ketë ndodhur pasi mbi të është përkujtuar Sekretarja e Shtetit në administratën amerikane Clinton, znj. Madeleine Albright./Nacionale

Të ngjashme