Milot Rashica e ka marrë rrugën për në vendlindjen e tij.
Sulmuesi i Werder Bremenit e zhvilloi dje ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut para pauzës ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq, në mëngjesin e sotëm, Rashica me familjen e tij janë nisur për në Kosovë.
Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera ka publikuar fotografi nga aeroporti për t’u nisur drejt Prishtinës.
Ndryshe, Rashica do të jetë i grumbulluar me Kosovën për tri ndeshjet e muajit mars. /Demokracia.com