Lajme
Për Xhelal Sveçlën, themelimi i Vetëvendosjes është më i rëndësishëm se çlirimi i Kosovës
Demokracia
15:25 | 12 Qershor 2022

Share:

Kosova sot feston Ditën e Çlirimit, por kjo ditë po del të mos jetë edhe aq e vlefshme për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit nga Serbia, por kjo ditë nuk po del të jetë shumë e rëndësishme për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Sveçla më shumë rëndësi i ka dhënë themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sot ka 17-vjetorin.

Postimi i plotë i Sveçlës, pa ndërhyrje:

Lirinë e fituam pas një lufte të pabarabartë e me shumë sakrifica, por si popull historikisht e kemi pasur guximin dhe bindjen se duhet rezistuar deri në vetëvendosje të plotë të popullit tonë.

Liria dhe vetëvendosja janë një, e para pa të dytën nuk ka kuptim. Sot, festojmë 23 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Liria ka qenë e pashmangshme, ndërsa VETËVENDOSJE!, e domosdoshme.

Me qëllimin për të luftuar ndaj secilës padrejtësi ndaj popullit tonë dhe qytetarëve tanë, Lëvizja u organizua për 17 vite në çdo lagje e qytet, në çdo rrugicë e në çdo familje. Sot, Lëvizja është shtylla e fortë e Qeverisë e dera e hapur e qytetarit për zgjidhje.

Lëvizja do të jetojë sepse ajo nuk është ndalur asnjëherë, edhe kur është përballur me stuhitë më të mëdha që kanë synuar shkatërrimin e saj.

Vullneti, angazhimi dhe atdhedashuria e aktivistëve tanë, do ta mbajë Lëvizjen lartë përherë.

Të ngjashme