Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e futbollistit brazilian, Marcelos.
Los Blancos përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se Marcelo të hënën nga ora 13:00 do të mbajë edhe konferencën për shtyp, shkruan Demokracia.com.
I pranishëm në konferencë do të jetë edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional homazh dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez”, thuhet në komunikatë.
Marcelo është futbollisti më i trofeshëm në histori të klubit mbretëror.
Mbrojtësi brazilian është pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës që nga viti 2007 kur u transferua nga Fluminense./Demokracia.com/