Lorik Boshnjaku do ta vazhdojë karrierën në futbollin shqiptar.
Mesfushori kualitativ u nda së fundmi me Prishtinën dhe menjëherë ka gjetur angazhim.
Ai ka nënshkruar kontratë me Vllazninë e Shkodrës që bën gara në Superioren shqiptare.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë shkodranët përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit shqiptar./Demokracia.com/