ShowBiz
Fejohet futbollisti Idriz Voca
Demokracia
13:57 | 12 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, Idriz Voca është fejuar.

Mesfushori i ekipit italian Cosenza Calcio i ka propozuar partneres së tij prej vitesh, Anete Meier e cila njihet si blogere.

Lajmin e kanë bërë të ditur çifti përmes disa fotografive që kanë publikuar në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Foto: Idriz Voca/Instagram

“Ajo ka tha po”, ka shkruar futbollisti krahas imazheve ku të dy shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e familjarëve, miqve dhe ndjekësve të tij në hapësirën e komenteve.

Foto: Idriz Voca/Instagram

Theksojmë që 25-vjeçari prezantua te klubi italian i Serie B, Cosenza Calcion në janar të këtij viti.

Të ngjashme