Lajme
Përfshihet nga zjarri një banesë te “Shkëmbi i Kavajës”, lëndohet një kosovar
Demokracia
13:36 | 12 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një kosovar është lënduar pasi që ka rënë në zjarr në banesën të cilën e ka marrë me qira në Durrës tek vendi i njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se 43-vjeçari është duke marrë ndihmë mjekësore, përcjell Demokracia.com.

“Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit./Demokracia.com/

Të ngjashme