Sport
Mirlind Daku ia dhuron epërsinë Ballkanit ndaj Trepçës ’89 pas 45 minutash, feston para trajnerit të Kosovës Bernard Challandes
Demokracia
14:21 | 21 Mars 2021

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e sotme mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit.

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Ballkani po fiton 0:1 pas 45 minutash, shkruan Demokracia.com.

Mirlind Daku e shënoi golin e epërsisë për Ballkanin në minutën e 38-të të ndeshjes, duke festuar para përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com

Të ngjashme