Në orët e para të së dielës, një 72-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Mejë të Gjakovës.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Me datën 12.06.2022 rreth orës 02:50, Stacioni Policor-Gjakovë është njoftuar se në fshatin Meje, në rrugë, një person ishte i shtrirë dhe dukej pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull/kosovar i lindur në vitin 1950)”, tha Elezi.
Ai tha më tej se në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe njësitet tjera relevante të policisë si dhe Prokurori i Shteti.
“me vendimin e të cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, tha Elezi për Demokracia.com.
Rasti procedohet si “Hetim i vdekjes”./Demokracia.com/