Lajme
Scholz, Macron dhe Draghi pritet të vizitojnë Kievin përpara samitit të G7
Demokracia
09:05 | 12 Qershor 2022

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Kiev me homologët e tij nga Franca dhe Italia përpara samitit të Grupit të Shtatë (G7) në fund të qershorit, njoftoi të shtunën gazeta gjermane Bild am Sonntag.

Mediumi gjerman citoi burime të qeverisë franceze dhe ukrainase.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Reuters: “Ne nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë”. I pyetur nga Reuters, pallati Elysee nuk pranoi të konfirmonte informacionin, transmeton Demokracia.com.

Gjithashtu as qeveria italiane nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave se a do të shkojë Mario Draghi në Kiev.

Asnjë nga tre udhëheqësit nuk ka qenë në Kiev që nga fillimi i Luftës mes Ukrainës dhe Rusisë në shkurt.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar të mbajë një dialog me presidentin rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës./Demokracia.com/

Të ngjashme