Lajme
46 raste aktive me COVID-19
Demokracia
08:25 | 12 Qershor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 46.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

“823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme