Me tre gola të shënuar është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Llapit dhe Arbërisë, raporton Demokracia.com.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi po fiton 2:1 ndaj skuadrës lipjanase pas 45 minutave.
Dy autogolat e Kreshnik Bahtirit e kanë vënë Llapin në epërsi.
Kurse, për Arbërinë shënoi sulmuesi brazilian, Marclei.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës. /Demokracia.com