Mediat serbe raportojnë se ukrainasi Andrij Naumov që u arrestua ditë më parë, është ish-zyrtar i lartë i intelegjencës ukrainase, SBU, por që ishte shkarkuar nga detyra për shkak të dyshimeve për tradhti kombëtare.
Policia kuftiare në Preshevë ditë më parë ka konfirmuar se u ka konfiskuar shtetasit gjerman A.A dhe atij ukrainas A.N rreth 600 mijë euro dhe 120 mijë dollarë, si mjete të padeklaruara në makinën e tyre BMË, si dhe disa gurë të shtrenjtë, përcjell Demokracia.com.
Të njëjtit, më pas janë ndaluar në polici për shkak të dyshimeve për shpëlarje parash.
MPB serbe nuk e ka zbuluar identitetin e tyre, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për ukrainasin Andrij Naumnov.
Ky i fundit, i cili punonte në intelegjencën ukrainase, u shkarkua nga presidenti Volodymyr Zleensky më 31 mars pas dyshimeve për tradhti kombëtare./Demokracia.com/