Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të kryeministri Albin Kurti, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryediplomatës Donika Gërvall.
Mirëpo njohja reciproke mes të dy shteteve është kërkuar që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Demokracia.com.
“Ky quhet sukses miq, ku me një punë t’pandalshme dhe qëndrime të koordinuara nga Kryeministri Kurti, Ministrja Gërvalla, Presidentja Osmani dhe diplomacia parlamentare, Kosova fillon me ndryshu kurs diplomatik në raport me Serbinë”, ka shkruar Basha.
Postimi i plotë:
Vuçiq sot tha se kërkesa e drejtepërdrejtë e kancelarit Scholtz për ‘njohje reciproke’ është befasi për ne, dhe se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.
Ky quhet sukses miq, ku me një punë t’pandalshme dhe qëndrime të koordinuara nga Kryeministri Kurti, Ministrja Gërvalla, Presidentja Osmani dhe diplomacia parlamentare, Kosova fillon me ndryshu kurs diplomatik në raport me Serbinë.
Kjo mbase nuk mund të duket mirë për opozitën, por për Kosovën gjithsesi!/Demokracia.com/