Lajme
Hoti: Qeveria, e gatshme t’u mundësojë trajtim të barabartë të prekurve me sindromën Down
Demokracia
12:20 | 21 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në Ditën Botërore të sindromës Down, thotë se Qeveria e Kosovës, edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.  

Ai po ashtu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka shprehur gatishmëri, që përmes mekanizmave t’u mundësohet të prekurve me Sindromën Down t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, shkruan Demokracia.com.

Positmi i plotë i Hotit:

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme./Demokracia/

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzoj të…

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, March 21, 2021

 

Të ngjashme