Sekretari amerikan, Antony Blinken është politikani i tretë më i fuqishëm në SHBA, pas presidentit Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk e patën kurrë mundësinë që ta takojnë zyrtarisht sekretarin Blinken, por sot për pak me të është takuar kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz.
Kjo e fundit, është distancuar nga diplomacia digjitale, për shkak të skandaleve të shumta dhe huqjeve që ka bërë në postime të saj, përcjell Demokracia.com.
Pikërisht në ditën kur vendosi të kthehet me postime në “Twitter”, Gërvalla ka bërë huqjen e radhës, duke ia gabuar emrin sekretarit Antony Blinken.
Në vend të Antony Blinken, Gërvalla ka shkruar Anthony Blinken, përcjell Demokracia.com.
“Jam shumë e inkurajuar nga shkëmbimi konfidencial, domethënës dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe SHBA-së, nuk mund të kemi mik më të mirë! “Faleminderit, Anthony Blinken”, shkroi Gërvalla.
Gërvalla për më shumë se një vit qeverisje, më shumë mbahet mend për gafa, se sa për punën që ka bërë si kryediplomate, një prej pozitave më të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës./Demokracia.com/