Dy drerë u panë duke u përleshur në parkun Bradgate në Leicestershire të Shteteve të Bashkuara.
Ata u ngritën në këmbët e tyre të pasme dhe filluan të luftonin për dominim në park.
Cara Hewitt, ndihmës rojtarja e parkut, filmoi drerët teksa luftonin me njëri tjetrin dhe tregoi arsyen pse ata sfiduan njëri tjetrin.
“Ne ishim në mes për t’i ushqyer dhe ata përpiqeshin të tregonin dominimin e tyre për të marrë më shumë ushqim”, tha ajo, transmeton Demokracia.com
Sfiduesi shihet duke goditur rivalin e tij, Dave, mashkulli alfa i tufës 150 drerë, i cili shpejt tërhiqet në luftë.
Në këtë rast, Dave ishte në disavantazh pasi ai tashmë i kishte humbur të dy brirët dhe kishte nevojë për të mbrojtur sythat e reja të drerit që rriteshin në kokën e tij. /Demokracia.com/