Rusisë po i mbarojnë raketat me precizon të lartë dhe do të jetë në gjendje të vazhdojë luftën me ritmin aktual vetëm për një vit, sipas një njoftimi të Inteligjencës ukrainase.
Inteligjenca ukrainase tha se Rusia po kryente shumë më pak sulme raketore dhe po përdorte raketa Kh-22, për të cilat tha se ishin “raketa të vjetra sovjetike të prodhuara në vitet 1970”, shkruan BBC.
“Kjo tregon se Rusisë po i mbarojnë raketat me precizon të lartë”, tha Vadym Skibitskyy në një postim në Facebook.
Ukraina tha gjithashtu se burimet ekonomike do t’i mundësonin Rusisë të vazhdojë luftën me ritmin aktual për një vit.
“Udhëheqja e Kremlinit mund të përpiqet të ngrijë luftën për një periudhë kohe në mënyrë që të bindë Perëndimin të anulojë sanksionet dhe më pas të vazhdojë agresionin.“Qëllimi i tyre është të marrin në kontroll të gjithë Ukrainën, përfundoi ai.