Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj është çuditur nga një analizë e kryeministrit Albin Kurti, pas ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës Veriore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Veçanërisht, për Miftarajn ka qenë i befasishëm konstatimi i Kurtit se Kosova pati precizitet të lartë pasimesh gjatë ndeshjes.
“Ky jeton në një univers paralel”, ka shkruar ai në Facebook.
“Edhe këtë e përjetova, Albin Kurti po i bon analizë lojës, tamam në stilin e tij, të vërtetën e tij absolute. Ani tha Kosova pati një precizitet të paparë në pasime për lojën e futbollit. Ky jeton në një univers paralel”, ka thënë Miftaraj.
Kurti nga stadiumi: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh