Një helikopter turistik me gjashtë persona u përplas në një fushë lave në Havai, duke lënë dy pasagjerë në gjendje kritike.
Pesë pasagjerë vendosën të bëjnë një turne me helikopter për të eksploruar ishullin e madh.
Por më pas helikopteri thuhet se u rrëzua pak para orës 17:30 (sipas kohës lokale – të mërkurën) teksa fluturonte mbi Kau, lagjen më jugore të Big Island.
Reaguesit e urgjencës nxituan në fushat ku helikopteri u rrëzua dhe filluan përpjekjet për rikuperim.
NEW: Photos from Hawaii County show tour helicopter crash in lava field near South Point on Big Island – 6 people on board taken to the hospital, including pilot who was initially trapped @KITV4 pic.twitter.com/3V5ymDzxDy
— Tom George (@TheTomGeorge) June 9, 2022
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy nga pasagjerët janë gjetur në gjendje kritike ndërkohë që raportet fillestare nga rrëzimi sugjeruan se të gjithë pasagjerët e helikopterit u dërguan në spitalet aty pranë.
Sipas zyrtarëve, piloti ishte bllokuar në rrënojat dhe shpëtimtarët duhej “të gërmonin” për të kryer një nxjerrje nga aty.
Është e paqartë bazuar në raportet fillestare se çfarë shkoi keq gjatë fluturimit, përkatësisht cili ishte shkaku i aksidentit.