Lajme
Kurtin e ndërron pushteti: Nga “Made in Serbia”, tash u jep medalje policëve të EULEX-it
Demokracia
17:38 | 09 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj periudhe sa është në pushtet, është parë të ketë ndryshuar shumë qëndrime të tij. Njëjtë ka ndodhur edhe me çështjen e misionit të EULEX-it, të cilët dikur nuk linte paraqitje pa i kritikuar.

Nga kritikat e akuzat e shumta në drejtim të këtij misioni, Kurti ka kaluar te përkrahja e tij, raporton Demokracia.com.

Për shumë kë janë ende të freskëta pamjet kur Lëvizja Vetëvendosje përmbyti 28 vetura të EULEX-it, për ta kundërshtuar praninë e tyre në Kosovën.

Pamjet janë ruajtur edhe nga vetë LVV-ja, pasi figurojnë ende në kanalin zyrtar në “Youtube” të subjektit që sot qeverisë në vend.

“EULEX – Made in Serbia” – titullohet videoja e Lëvizjes Vetëvendosje ku me krenari tregonin për publikun aksionin e tyre, raporton Demokracia.com.

Veç kësaj, në faqen zyrtare të LVV-së gjenden ende dhjetra deklarata kundër EULEX-it, mision të cilin e kishin kundërshtuar deri në ardhjen në pushtet, duke thënë se nuk duhet të vazhdohet.

Sot ky mision konfirmoi se do të vazhdojë qëndrimin në Kosovë, e krejt kjo, pas një vizite që patën nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti që dikur sulmonte pjesëtarët e EULEX-it e rrotullonte veturat e tyre, sot iu dha medalje.

Zyra e kryeministrit nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për këtë çështje, por vetë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka konfirmuar se bashkë me kryeministrin, u kanë shpërndarë medalje policisë së EULEX-it, raporton Demokracia.com.

“Isha i lumtur t’i bashkohem kryeministrit Albin Kurti dhe Lars Gunnar Wigemark sot në Ceremonin e Medaljeve për policinë e EULEX-it. Jam krenar për punën e tyre dhe i nderuam ata me këtë akt ceremonial.

Kurti u kritikua shumë për vizitën që ia bëri EULEX-it, pikërisht në ditën kur në Kosovë u mbajt Parada e Krenarisë.

Ndryshe nga Kurti, i cili sot nuk është parë në ndonjë aktivitet tjetër si kryeministër, ambasadori Szunyog mori pjesë në Paradën e Krenarisë në përkrahje të komunitetit LGBTI./Demokracia.com/

Të ngjashme