Lajme
Edhe Osmani injoron Paradën e Krenarisë, pas Kurtit
Demokracia
12:50 | 09 Qershor 2022

Share:

Ndonëse i kishte dhënë mbështetje para dy ditësh komunitetit LGBTIQ+, presidentja e vendit Vjosa Osmani, sot nuk ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.

“Të nderuar pjesëmarrës, Java e Krenarisë është dëshmia më e pastër e guximit të personave të komunitetit LGBTIQ+ për të sfiduar narrativën e dëmshme, për t’u ballafaquar me ata që i luftojnë, për ta përqafuar plotësisht atë se kush janë, dhe për të shprehur hapur gatishmërinë për të bashkëpunuar e në të njëjtën kohë për të dashuruar çdo njeri në çdo rrethanë”, kishte deklaruar Osmani më 7 qershor (të martën).

Mirëpo ajo edhe pse është e thirrur që t’u jap mbështetje grupeve të margjinalizuara dhe të bëhet zë i tyre, Osmani gjatë ditës së sotme ka zgjedhur ta vizitojë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të mos marrë pjesë në Paradën e Krenarisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme