Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, po merr pjesë në Paradën e Krenarisë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë është parë te sheshi “Zahir Pajaziti”, prej ku pritet të fillojë Parada e Krenarisë, raporton Demokracia.com.
Parada pritet të fillojë nga sheshi kryesor i Prishtinës për tek katedralja dhe më pas te Pallati i Rinisë.
Askush nga liderët politikë nuk është parë ende i pranishëm në paradë.
Organizuesit e eventit më herët kanë konfirmuar se u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit, që të marrin pjesë në Paradën e Krenarisë./Demokracia.com/